Gorenje Albania Shpk

Autostrada Durres-Tirane Km 5,
Ura e Fllakës 150 m rruga nacionale,
Xhafzotaj - Durres, Albania

Tel: +355 68 20 44 128
Mob: +355 68 90 23 995 

Drejtori: Gregor Verbic
Email: gorenjeal@gorenje.com  

Kush jemi ne?

Gorenje Albania u themelua në 2011 si degë e kompanisë së pajisjeve ElektroShtëpiake GORENJE  me seli kryesore ne Slloveni. Kompania Gorenje Albania ka një pozicion shumë të favorshem të vendodhjes pasi gjendet ne qender te shqiperise duke siguruar një shpërndarje optimale në gjithë vëndin .Gorenje Albania eshte dega e 40-te e Grupit te madh Gorenje, ku ka 11 000 te punesuar.

Cfarë bejmë ne?

Gorenje Albania është importuesi dhe distributori i vetëm   i produkteve Gorenje në territorin e Shqiperisë, në perputhje me standardet e cilesisë dhe garancisë së tregjeve Evropiane.Gorenje Albania organizon dhe implementon sherbimin e servisit, shpërndarjen e pjesëve te këmbimit dhe pas shitjes mbulon servisin nëpërmjet pikave të servisit në gjithë Shqipërinë.

Gama e produkteve

Gama e produkteve përfshin:  Makina Larëse dhe Tharëse, Frigoriferë dhe Ngrirës, Pajisje Elektroshtepiake Gatimi. Pajisje Elektroshtëpiake të Vogla, Boliera dhe Kondicionere.

Avantazhi Yne Krahasues

Gorenje Albania importon dhe tregton një markë me reputacion më se 60 vjet histori dhe e karakterizon së pari cilësia, jetëgjatësia, dhe pamja tepër e vecantë.         Avantazhi krahasues, zhvilluar për shumë vite është reflektuar tani në:

• Lidhja e suksesshme me klientët për kënaqesitë reciproke
• Fleksibilitet i mrekullueshëm, përgjigje e shpejte dhe efektive i kërkesave të reja të tregut.
• Staf të kualifikuar, besnikë, dhe te mirëtrajnuar.
• Logjistikë,Shijte dhe servis të zhvilluar dhe mirë-organizuar
• 3 vjet garanci per pajisjet Elektroshtepiake te Medha
• Vendosje të standardeve mjedisore për energji , konsumim të ujit, si dhe riciklimin të materialit me te cilën përbëhet pajisja.

Shërbimi i servisit Gorenje Albania organizohet dhe ofrohet nga kompania Albiola Sh Shpk me seli “Prane Vizion Plus” ne Tiranë. Gorenje ofron servis per pajisjet gjate garancise, gjithashtu edhe pasi garancia ka mbaruar. Ankesat qe keni për pajisjet duhen reklamuar me ane te nr telefonit : +355 68 20 55 864. Si baze per ankesat  merret dokumenti i garancisë që gjëndet brënda pajisjes dhe fatura e vulosur nga shitesi.

Instalimi i pjesëve origjinale të këmbimit Gorenje nga një ekip ekspertësh jane garancia jone e cilesisë dhe e jetëgjatesisë. Shërbimi pas shitje përfshin mirëmbajtjen e pajisjeve të servisit me cilësinë e fabrikës,sigurim informacioni përdoruesve, zgjidhjen e demëve te fshehura të transportit dhe asgjesimin e pajisjeve në fund te jetës.